Барај
Close this search box.

Protestojmë për liri, drejtësi dhe demokraci

Протестираме за слобода, правда и демократијa

We protest for freedom, justice and democracy

Protestiramo za svobodo, pravičnost in demokracijo

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju drejtohemi gjatë një krize të thellë siç nuk ka parë Maqedonia deri tani.  Të rinjtë dhe qytetarët janë të cenuar dhe të sulmuar në mënyrë që nuk duhet të lë askënd indiferent.  Organizatat qytetare janë të bllokuara, sulmuara dhe të etiketuara. Institucionet nuk punojnë në shërbim të qytetarëve, të cilët i kanë krijuar ato dhe janë burimi i vetëm i legjitimitetit të tyre. Për këto shkaqe, Forumi Rinor Arsimor prej sot proteston!

PROTESTOJMË PËR NXËNËSIT TONË TË SHKOLLAVE TË MESME DHE PRINDËRIT E TYRE

Protestojmë sepse frikësohemi për sigurinë dhe integritetin e nxënësve të shkollave të mesme. Negociatat mes nxënësve dhe institucioneve nisën vetëm as presioneve të mëdha, pasi fëmijët minorë kaluan dy javë në rrugë, duke fjetur në tenda dhe duke humbur orë mësimi, jo sepse nuk donin por sepse duhej. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendosi në pikëpyetje ardhmërinë e mijëra fëmijëve tanë.

Protestojmë sepse institucionet që duhej të mbrojnë nxënësit, i shkelin dhe shtypin. Drejtorët e shkollave ju kërcënohen nxënësve dhe kuadrit arsimor me shumë masa represive. E shkelin të drejtën kushtetuese të qytetarëve që lirshëm të shprehin mendimin e tyre, si dhe të drejtën e fëmijëve që të kenë qëndrim dhe t’i dëgjojnë sipas Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijës. Nxënësve që kanë marr pjesë në negociata ju është thënë se “e dinë se kush i dërgon”, dhe zhvillohen fushata për diskualifikim personal për ato që protestojnë.

Protestojmë pasi nxënësit e shkollave të mesme kurrë nuk janë këshilluar për arsimimin e tyre. Politikat në arsimin e mesëm janë joracionale dhe të gabuara. Gjatë përgatitjes së tyre nuk janë marr parasysh qëndrimet e askujt, as të mësimdhënësve, profesionistëve, e as të organizatave qytetare. Për këtë shkak Maqedonia do të humb gjenerata të të rinjve inteligjent dhe kreativ, të cilën janë motori i zhvillimit në secilin shtet normal.

Nuk ka arsyetim që mund të justifikon këtë sjellje. Nga ky represion vuajnë fëmijët tanë, prindërit dhe mësimdhënësit.

PROTESTOJMË PËR STUDENTËT TONË, MËSIMDHËNËSIT DHE PROFESORËT

Protestojmë kudër shtypjeve ndaj të cilëve janë të nënshtruar profesorët dhe mësimdhënësit nga eprorët e tyre dhe nga institucionet. Protestojmë sepse ju mohohet e drejta e grevës. Protestojmë sepse organizimi i tyre shndërrohet në lojë ndarjesh dhe distancim nga sindikata e tyre.

Protestojmë sepse zëri i studentit në Maqedoni injorohet me vite, kurse aktivizimi studentor pëson përpjekje për shuarje dhe kontroll nëpërmjet organizatave monopole. Muajt e fundit studentët kanë qenë më të poshtëruar se kurrë më parë.

Protestojmë sepse studentët janë rrahur, arrestuar dhe sulmuar në leximore. Protestojmë pasi cak kanë qenë anëtarët e Plenumit Studentor. Gjatë shkrimit të kësaj letre, shtatë studentë u ndaluan për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në akte të dhunshme. Këtyre studentëve nuk ju lejohet kontakt dhe anë të izoluar. Edhe në qoftë se ka dyshime se kanë kryer vepra penale, studentët duhej të dërgohen në arrest shtëpiak. Këto student në të vërtet janë të burgosur politik në vendin e tyre.

Protestojmë sepse nuk mundemi të mbesim të heshtur për sulmin e dhunshëm ndaj autonomisë së universiteteve. Shteti donë të kontrollon arsimin e lartë dhe në vend të kërkimit të vërtetës, arsimi i lartë të kërkon përkrahje për politikat e qeverisë. Përkatësia partiake është më e rëndësishme nga profesionalizmi dhe potenciali akademik, kurse numri i reformave është më i rëndësishëm se ndikimi që kanë ato reforma.

PROTESTOJMË PËR TË GJITHË TË RINJTË QË NUK E SHOHIN ARDHMËRINË ETYRE NË MAQEDONI

Protestojmë për dështimin e këtij shteti në sigurimin e punësimit për gjysmën e rinisë së vet. Numri i afisheve partiake të ngjitura u bë më i rëndësishëm nga numri i notave të larta. Të rinjtë që punojnë në institucione shtetërore janë të detyruar të zgjedhin mes lirisë së shprehjes dhe vendit të punës. Të rinjtë që duan të nisin biznesin e tyre ballafaqohen me frikë nga inspektimet e porositura dhe reketin shtetëror.

Protestojmë sepse secili nxënës i shkollës së mesme dhe gati se secili student dëshiron të largohet nga Maqedonia përgjithmonë. Moshatarët tanë vetëm më e kanë bërë këtë, sepse nuk duan të jetojnë në shtet që punon kundër interesave të tyre. Refuzohemi të lejojmë dikë të na dëbon nga shteti ynë!

PROTESTOJMË PËR TË GJITHË BASHKËQYTETARËT TANË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Protestojmë sepse paturpësisht është shkelur e drejta kushtetuese për lëvizje të lirë dhe mbledhje publike, qytetarët nuk guxojnë të mblidhen para Qeverisë, po asaj qeverisë që i ka sjell deri në këtë gjendje. Jetojmë në një vend ku siguria e fasadave barok është më e rëndësishme nga siguria e qytetarëve.

Protestojmë sepse jo të gjithë jemi të njëjtë para ligjit. Drejtësia zbatohet në mënyrë selektive si vegël për heshtje të atyre që mendojnë ndryshe. Kufijtë mes pushtetit ekzekutiv dhe  gjyqësorit janë të fshira, kurse  shteti konsideron zbulimin e shpërdorimeve shumëvjeçare nga pozitat më të larta shtetërore si krim më të madh nga vet shpërdorimi.

Protestojmë sepse politika është marr nga duart e qytetarëve. Protestojmë pasi organizatat qytetare vështrohen si armik shtetëror. Protestojmë pasi ju mbyllen dyert institucioneve, pasi mendimet e tyre injorohen, kurse aktivitetet ju etiketohen dhe dënohen.

Protestojmë sepse na kanë ndarë sipas gjitha bazave. Protestojmë pasi populli ka frikë të tregon se ka orientim të ndryshëm seksual. Protestojmë pasi të punësuarit në administratë frikësohen se do të rrezikojnë vendet e punës nëse dalin në proteste.

Protestojmë sepse hapësira mediatike është e helmuar me urrejtje dhe klientizëm, pasi që vetëm disa  media luftojnë me mish e me shpirt për raportim dhe informim objektiv. Protestojmë sepse e dimë se sapo të del kjo letër në publik, përsëri do të na sulmojnë dhe anëtarët tanë përsëri do të etiketohen.

Protestojmë sepse qytetarët tonë zgjohen me frikë, për veten dhe për të afërmit e tyre.

Protestojmë dhe do të protestojmë, sepse në të gjitha vendet demokratike, kur institucionet e vendit punojnë kundër qytetarëve, dhe jo për to, personat përgjegjës japin dorëheqje.

Përkrahim secilën lëvizje autentike që do të qëndrojë në mbrojtje të shtetit tonë dhe formave tjera të demokracisë!

Deri në atë moment, do të protestojmë dhe do të qëndrojmë në përkrahje të qytetarëve tanë! 

СПОДЕЛИ ЈА ОБЈАВАТА:
Facebook
Threads
LinkedIn
X (Twitter)
WhatsApp
Skype
Email
Print
ПОВРЗАНИ ОБЈАВИ: