Programi Aktivizmi Rinor fillon me punë në vitin 2011 kur lind nevoja të hapet një programë e cila do të fokusohet tek arsimi jo formal lidhur me aktivizmin rinor, e cila do të sigurojë një hapsirë për shprehjen kreative dhe të lirë të të rinjve dhe do ti inkurajojë ata të ndërmarrin veprime të cilat do të ndryshojnë situatën aktuale në të cilën ata operojnë. Qëllimi i programës është të reduktojë hendekun në komunikim mes të rinjve dhe institucioneve dhe të përmirsojë organizimin rinor përmes integrimit të të rinjve pavarësisht statusit social; përkatësisë demografike, kulturore dhe etnike; dhe orientimit seksual. Prioriteti i programës është sensibilizimi, respektimi dhe promovimi i tolerancës në mes të rinjve, si dhe rritja e pjesëmarrjes dhe ndikimit të tyre në procesin e marrjes së vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.
Anëtarët e programës kanë mundësinë të bëhen pjesë e klubeve të Artivizmit dhe të zbatojnë dhe marrin pjesë në aktivitete si: organizime të eventeve, aksione kreative, puntori, ekspozita dhe performanca. Programa ka rreth 100 anëtarë të cilët aktivisht përdorin aftësitë kreative, teknikat multimediatike dhe artistike të mësuara.
Në vitet e kaluara Programa Aktivizmi Rinor ka organizuar eventet vjetore: Konferencë për aktivizëm social – ENGAGE, Ekspozitën udhëtuese “Ana Frank – Histori për sot”, festivalin e filmit Movies that Matter, si dhe evente dhe iniciativa të tjera rinore lokale dhe kombëtare. Si suksese më të rëndësishme të kësaj programe janë themelimi dhe mbështetja e radios rinore të parë online në vend – Radio MOF dhe krijimi dhe mbështetja e grupës joformale për performancë Kunstwerkstatt e cila funksionoi nga viti 2014 deri më 2020. Ky grup teatror amator fitoi dy herë çmimin Gran Pri në Festivalin Amator Dramatik FAD – Koçani dhe atë në vitet 2017 dhe 2019.