Search
Close this search box.

Bëhu artivist

Anëtarët e programës së Aktivizmit Rinor kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të organizojnë evente, iniciativa, aksione dhe aktivitete qëllimi i të cilave është pozicionimi i të rinjve si aktor aktiv në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Anëtarët e klubeve, si dhe pjesëmarrësit e trajnimeve të FRA-së kanë mundësinë të krijojnë iniciativat e tyre të cilat FRA i mbeshtet me kapacitetet e tyre.

Të përballur me sfida të nivelit të ulët të organizimit të të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar, përjashtimin shoqëror të të rinjve, partishmërinë, ndarjet bazuar në  paragjykime dhe problemet e tjera dhe nevojat e të rinjve, programa mbështet anëtarët e saj në përpjekjet për të krijuar mundësi më të mira për brezat e tyre dhe për komunitetin.

Anëtarët e klubeve në mënyrë të pavarur krijojnë aksione vullnetare, evente dhe performaanca publike, zhvillojnë peticione dhe përdorin mjete të ndryshme për të bërë të dukshme dhe të rëndësishme çështjet rinore dhe për të marrë pjesë në zgjidhjen e tyre.

Në krijimin dhe realizimin e eventeve janë të përfshirë antarët e klubeve rinore, individë, nxënës të shkollave të mesme, studentë të cilët eventet i realizojnë në mënyrë publike dhe qëllimi i tyre është të arrijnë deri tek një numër sa më i madh i të rinjve dhe qytetarëve.