Klubet e Artivizmit të FRA-së janë vende ku të rinjtë mund të praktikojnë lirinë e shprehjes dhe të mësojnë mënyra kreative për të shprehur qëndrimet e tyre.
Anëtarët e klubeve, gjatë programit vjetor mësojnë për: aktivizmin artistik, online dhe qytetarë; përfaqësim: komunikim me publikun dhe fushata. Klubet u mundësojnë anëtarëve të fitojnë njohuri dhe të eksperimentojnë me artin si mjet për shprehjen e lirë përmes përdorimit të mjeteve kreative si: stikera, postera, fanzina, audio dhe video bashkangjitje. Anëtarët kanë mundësi të përdorin njohuritë e tyre për të bërë evente lokale dhe aksione për tema që janë në interes të rinisë dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Ligjeratat mbahen një herë në javë, dhe anëtarët e klubeve kanë mundësi të sugjerojnë dhe të zgjedhin module që do të trajtohen në ligjerata.
Qëllimi i çdo klubi është të trajnojë antarin që në mënyrë të pavarur dhe me vetbesim të përdorë mjetet e mësuara, por edhe të siguroj një mjedis të sigurt , të shëndetshëm dhe mbështetës për të rinjtë që të mund të shprehin qëndrimet, mendimet dhe afinitetet e tyre. Por, më e rëndësishmja – të ndërtojnë veten dhe të hulumtojnë.
Për momentin, ekzistojnë disa klube në Maqedoninë e Veriut, në: Shkup, Tearcë, Strumicë, Manastir, Rostushë dhe Krushevë. Thirrja për antarë të rinj në Klubet e Artivizmit hapet në fillim të çdo vitit shkollor. Ligjeratat mbahen një herë në javë në periudhën nga Tetori deri në Maj. Përveç ligjeratave javore, anëtarët kanë mundësi të marrin pjesë edhe në ligjerata zgjedhore të ndryshme që janë në interes të tyre, si dhe të marrin pjesë në trajnime, vizita në institucione, akademi verore dhe aktivitete të ngjashme