Forumi Rinor Arsimor zbaton programin e Debatit që nga fillimet e organizatës , kur në vitin 1999 Forumi Rinor Arsimor u themelua për herë të parë nën emrin Shoqata e Qytetarëve “Debatuesit”. Sot programi i Debatit në supe ka 19 vjet zbatim të suksesshëm në nivel kombëtar, përmes klubeve të debatës në disa qytete të Maqedonisë.
Programi i Debatit i FRA-së për zhvillim të aftësive për hulumtim, mendimit kritik, të shprehurit argumentues dhe komunikim efektiv tek të rinjtë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë në Maqedoni. Duke zhvilluar aftësitë individuale tek të rinjtë programi i Debatit rrit pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet shoqërore. Në këtë mënyrë procesi arsimor avancohet dhe përmes procesit mësimdhënës mbështeten vlerat themelore të shoqërisë demokratike.
Mënyra e punës në kuadër të progamit të Debatit është bazuar në principin e përfshirjes aktive të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në procesin e mësimit. Përmbajtja e programit u mundëson nxënësve dhe studentëve që në mynyrë praktike të aplikojnë dhe të pasurojnë njohuritë e fituara në procesin formal arsimor dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ligjeratat e debatit mbahen një herë në javë në klubet e debatit të udhëhequra nga ligjërues të çertifikuar të cilët kanë kaluar trajnime për debatues, ligjërues dhe gjyqtarë; ato zhvillohen sipas në kurikulumi të përcaktuar, e cila rishikohet periodikisht në përputhje me nevojat e debatuesve dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Debatit.
Çdo vit, programi i Debatit në FRA trajnon mbi 400 nxënës të shkollave të mesme, realizon dhjetra debate dhe tribuna publike, organizon 2 turne kombëtare në Debat, turne lokale dhe ndërkombëtare. Në realizimin e qëllimeve dhe aktiviteteve përfshihen të gjithë anëtarët e programit të Debatit.