Search
Close this search box.

Debati i nxënësve të shkollave të mesme

Programi i Debatit i FRA-së zbaton një programë vjetore të hapur dhe falas për nxënësit e shkollave të mesme. Ligjeratat mbahen në Klubet e Debatit, të cilat kanë ligjerata një herë në javë, bazuar në një kurikulum të standardizuar dhe libra të FRA-së nga ligjerues të trajnuar. Klubet kanë takime gjatë gjithë vitit shkollor.

Përmes këtyre ligjeratave nxënësit e shkollave të mesme mësojnë bazat e debatit, shprehjes argumentuese, mendimit kritik, punës në ekip dhe të folurit në publik. Ligjeratat i mbajnë trajnerë te debatit, të cilët janë debatues me përvojë dhe trajnerë të çertifikuar nga Programi i Debatit.

Në vitin akademik 2017/2018 dhe 2018/2019 Programi i Debatit u zhvillua në klube në qytetet në vazhdim: Tetovë, Veles, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shkup. Ligjeratat mbahen një herë në javë, në kohëzgjatje prej 2 orë, në përputhje me një program të përcaktuar më parë për punë. Nxënësit e shkollave të mesme mund të bëhen pjesë e një klubi debati në dy nivele: nivel fillestar (ku të gjithë antarët ndjekin debatin për herë të parë) dhe nivel i avancuar (ku të gjithë anëtarët kanë kaluar një vit në nivelin fillestar të klubit).

Formati i debatit i cili mësohet është formati Shkollat botërore (World Schools Style). Përveç ligjeratave të rregullta, çdo vit organizohen turne debati në të cilat debatuesit garojnë mes tyre. Ekipet dhe folësit më të mirë në këto turne fitojnë mundësinë për të garuar dhe përfaqësuar FRA-në në evente ndërkombëtare.

Eventet më të rëndësishme për debatuesit e shkollave të mesme në Maqedoni janë Kampionati Kombëtar i Debatit dhe Kampionati Kombëtar i Debatit për fillestarë, të cilat Debati i Programit i organizon çdo vit. Kampionati Kombëtar i Debatit për fillestar është një nga eventet më të rëndësishme në Programin e Debatit. Në nivel kombëtar, Kampionati i Debatit për fillestarë konsiderohet si turneu më i rëndësishëm në të cilin marrin pjesë skuadrat nga të gjitha klubet në rrjetin e programit të debatit të FRA-së. Çdo vit mbi 150 debatues fillestarë për herë të parë në nivel garues kanë mundësinë të prezentojnë dhe të përmirsojnë aftësitë e tyre argmentuse dhe aftësitë e të folurit. Temat për të cilat debatohet janë me karakter përkatës të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejt kanë të bëjnë me debatuesit. Kampionati Kombëtar i Debatit është turneu më i madh i debatit për nxënësit e shkollave të mesme në Republiken e Maqedonisë, në të cilin mund të garojnë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme debatues, pa marrë parasysh nivelin e debatit që kanë kaluar. Turneu promovon debatin garues mes të rinjve, bazuar në diskutim të organizaur dhe argumentues, për të zgjedhur ekipin dhe folësit më të mirë në World Schools  formatin e debatit. Debatuesit më të mirë nga FRA dhe klubet e debatit në të gjithë vendin, të përzgjedhur përmes turneve lokale kualifikuese, garojnë mes tyre në tema me karakter ekonomik, politik dhe shoqëror. Turneu zhvillohen në gjuhën angleze, gjë që u jep debatuesve mundësinë të përmirsojnë aftësitë e tyre për të diskutuar në gjuhën angleze. Në vitin 2006 FRA ishte mikpritës i Kampionatit Botëror të Debatit për nxënësit e shkollave të mesme, në të cilën garuan mbi 300 debatues nga e gjithë bota. Debatuesit nga FRA shpesh arrijnë vende të larta në turnet ndërkombëtare ku garojnë, duke përfshirë vendin e 2-të si folës në Kampionatin Botëror të Debatit.