Search
Close this search box.

Debati universitar

Debati universitar në kuadër të Programit të Debatit fokusohet në ligjërimin dhe praktikimin e formateve të debatit për studentë. Qëllimi i debatit në nivel universitar është të ndërtojë kulturë dialogu tek të rinjtë, të nxisë analizën kritike dhe të zhvillojë aftësitë oratorike të studentëve. Formati univerzitar që më së shpeshti debatohet në kornizë botërore, dhe gjithashtu i përfshirë në programin e FRA-së për studentë është formtati i Debatës Parlamentare Britanike.

Në vitin akdemik 2008/2009, programi u aplikua formalisht për herë të parë edhe në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë. Debati Parlamentar Britanik është formati më i njohur i debatit i dedikuar për studentë, dhe bëhet pjesë e Programit Klinik të Fakultetit Juridik “Justinijani i Parë” në Uniersitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Përmes pjesëmarrjes në programin e debatit, studentëve u mundësohet të fitojnë njohuri dhe aftësi në fushën e formateve të debatit, komunikimit argumentues, mendimit kritik, të folurit në publik, por edhe të pasuruarit e njohurive në tema relevante shoqërore përmes mësimit informal. Ligjeratat mbahen nga trajnerë të FRA-së , debatues me përvojë, të cilët kanë kaluar trajnime për ligjerues të debatit, nga një kurikulum i paracaktuar në përputhje me trendet më të fundit botërore.

Studentët debatues të FRA-së kanë arritur rezultate të rëndësishme në debat, si fitimi i vendit të parë në turneun ndërkombëtar të debatit Budapest Open dhe vendin e 3-të dhe të 4-të si folës në kategorinë e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në Kampionatin Evropian të Debatit në vitin 2016.