Programi për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave rinore dhe arsimore krijon dhe realizon hulumtime të orientuara kryesisht në analizën e cilësisë së politikave arsimore dhe rinore.
Programi është një reagim ndaj mungesës së informacionit dhe transparencës për gjendjen e arsimit. Me hulumtimet që realizon Programa, shpresojmë që do të sigurojmë mundësi për krijimin e politikave më efektive dhe gjithëpërfshirëse në këtë fushë.
Hulumtimet janë të fokusuara si në kuptimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të të rinjve, ashtu edhe në reagimin dhe përgjegjshmërinë e institucioneve. Me këtë qasje të dyanshme, shpresojmë të fitojmë një kuptim më të qartë për gjendjen reale, në bazë të së cilës më tej do të ndërtojmë politikat tona për përfaqësim.
Programi në vitin 2018 filloi me mentorim të hulumtuesve të rinj entuziastë, duke iu ofruar mbështetje për të realizuar hulumtimet e tyre të para. Këto programe u mundësojnë anëtarëve të tyre të kryejnë hulumtime empirike dhe përpunime analizash, duke i përfshirë ata në mënyrë të drejtpërdrejt në të gjitha fazat e procesit hulumtues.
Të gjithë hulumtimet mund ti gjeni në: https://issuu.com/youtheducationalforum