Programa për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave rinore dhe arsimore krijon dhe realizon hulumtime që janë kryesisht të fokusuara në analizën e cilësisë të politikave arsimore dhe rinore.
Programa është reagim ndaj mungesës së informacionit dhe transparencës për gjendjen në arsim. Me hulumtimet që realizon, Programa, shpresojmë që do të sigurojmë mundësinë për krijimin e politikave më efektive dhe më inkluzive në këtë fushë.
Hulumtimet janë të fokusuara në kuptimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të të rinjve, si dhe në përgjigjen dhe llogaridhënien e institucioneve. Me këtë qasje dyanësore shpresojmë se do të sigurojmë një vizion më të qartë për gjendjen reale, në bazë të cilës më tej do të ndërtojmë politikat tona për përfaqësim.
Në vitin 2018 Programa filloi me mentorimin e hulumtuesve të rinj entuziastë, përmes të cilës i’u ofron mbështetje për të realizuar hulumtimet e tyre të para. Këto programe u mundësojnë anëtarëve të tyre realizimin e hulumtimeve empirike dhe përpunimin e analizave, përmes njohjes dhe përfshirjes së drejtpërdrejt në të gjitha fazat e procesit hulumtues.
Të gjitha hulumtimet mund të gjenden në: https://issuu.com/youtheducationalforum