Search
Close this search box.

Në drejtim të krijimit dhe analizës të politikave rinore dhe arsimore, programa për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave rinore dhe arsimore punon për të afruar politikat arsimore me standardet e përcaktuara në dokumentet evropiane, si dhe me nevojat e tregut të punës.

Një pjesë e aktiviteteve në kuadër të programës synon të rritë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të larta të arsimit, të përmirsojë cilësinë e arsimit dhe kushtet për studim, të promovojë studentët, nxënësit dhe të rinjtë  si partnerë në proceset vendimmarrëse. Ndër të tjera, programa synon të ndërtojë një kulturë të tolerancës, paqes dhe besimit ndëretnik midis të rinjve përmes procesit arsimor.

Organizata ka zhvilluar monitorimin e punës së Agjencisë për Rini dhe Sport dhe në vitin 2016/17 ka bërë një analizë të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Strategjisë së Arsimit.

Programa u mundëson antarëve të saj të njihen me rregullativat kombëtare në fushën e arsimit dhe të rinisë, njëkohësisht dhe ta krahasojnë me rregulloret dhe praktikat evropiane, të bashkëpunojnë me institucionet relevante në këto fusha, dhe të përjetojnë  në praktikë se si duket  procesi i përfaqësimit dhe lobimit.

Programa njëkohësisht punon edhe në përfaqësimin për politika më të mira për të rinjtë dhe në arsim përmes pjesëmarrjes në grupe pune, dhënies së rekomandimeve dhe komenteve të dokumenteve dhe duke marrë pjesë në krijimin e politikave dhe ligjeve, si dhe duke zhvilluar konsultime me të rinjtë.

FRA është drejtpërdrejt e përfshirë në procese që promovojnë pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore. Organizata ka kontribuar në krijimin e Ligjit për Arsim të Lartë dhe Ligjin për Pjesëmarrje Rinore dhe Politika Rinore, i cili u miratua në vitin 2020. Përmes analizave, hulumtimeve, dhe rekomandimeve për politika publike, FRA synon të zvogëlojë zbraztësirën midis institucioneve publike dhe të rinjve dhe t’i inkurajojë ata të ju qasen nëse hasin në probleme specifike apo kanë sugjerime dhe ide.