Search
Close this search box.

Mësojmë Drejtësi

Programi Mësojmë Drejtësi (Street Law) është e fokusuar në edukimin e të rinjve për të drejtat dhe liritë themelore njerëzore, qytetare dhe politike, demokracinë dhe konceptin e sundimit të ligjit, Bashkimin Evropian dhe procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë. Programi është ndërtuar mbi principet themelore të arsimit jo formal dhe përmes metodave interaktive të punës dhe ligjerata interaktive të cilat dallojnë nga mësimi tradicional në klasë. Ideja kryesore e Mësojmë Drejtësi është se vlerat demokratike nuk trashëgohen, por mësohen çdo ditë dhe vetëm duke kultivuar dhe praktikuar këto vlera mund të pritet të ekzistojë një rini e cila është e vetëdijshme për liritë dhe të drejtat e garantuara dhe aktive në procesin e zhvillimit të shoqërisë demokratike, realizimin e principit të sundimit të ligjit dhe forcimin e shtetit ligjor.

Klubet dhe ligjeratat i mbajnë tredhjetë ligjërues të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ligjërues të Mësojmë Drejtësi dhe kanë përvojë të paktën një vit si asistentë – ligjërues. Anëtarët e trupit si ligjërues janë njerëz të rinj, shumica studentë të Fakultetit të Drejtësisë. si dhe juristë të diplomuar, studentë pasuniverzitarë në fusha të ndryshme juridike dhe magjistra në drejtësi.

Ligjeratat janë falas, mbahen një herë në javë, dhe gjatë vitit të kaluar shkollor ishin në dispozicion në qytetet e mëposhtme: Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir dhe Veles. Ligjeratat janë interaktive, dhe në qendër të vëmendjes vendoset individi dhe zhvillohen në mënyrë që nxit diskutim dhe hapsirë për dëgjuesit të shprehin pikëpamjet  dhe mendimet e tyre në një atmosferë të lirë dhe të rrelaksuar. Klubet i vizitojnë mbi 150 nxënës të shkollave të mesme në kuadër të klubeve Mësojmë Drejtësi në shkollat e tyre të mesme dhe klubet rinore në kuadër të organizatave partnere të FRA.

Përmes puntorive Mësojmë Drejtësi, përveç ligjeratave nga trajnerët, nxënësit kanë mundësi të dëgjojnë ligjerata nga ekspert si gjyqtarë, prokurorë publik dhe avokatë. Gjithashtu, programi u ofron mundësi antarëve të vet të vizitojnë institucione dhe organet shtetërore të ndryshme ose të marrin pjesë në simulime që paraaqesin punën e tyre. Në këtë mënyrë unike programi synon të krijojë një lidhje në mes konceptit të demokracisë , të drejtat e njeriut dhe sistemin ligjor dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.

Në kuadër të programit Mësojmë Drejtësi, çdo vit shkollor organizohen një numër i madh eventesh. Ndër eventet  më të rëndësishme mund të përmenden kuize për vlerësim të njohurive, një numër të madh simulimesh publike të gjykimeve dhe proceseve gjyqësore nga fusha penale dhe civile si dhe simulime të punës së organeve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara në mënyrën e marrjes së vendimeve.