Search
Close this search box.

Klubi i Avancuar

Programa Mësojmë Drejtësi në kuadër të punës së saj zhvillon programa klinike për studentët. Përmes përshtatjes të programës mësimore të Mësojmë Drejtësi për studentët, në mënyrë të sukseshme janë zbatuar disa programa klinike në Fakultetin e Drejtësisë. Programet klinike janë aktivitete që zgjasin disa muaj deri në dy semestra të cilat kanë për qëllim që studentëve të ju ofrojnë njohuri teorike dhe praktike për proceset ligjore që nuk përfshihen apo trajtohen në mënyrë të  vakët në kurikulumin e tyre të rregullt, në një mënyrë që nuk praktikohet në fakultetet e tyre.

Qëllimi i programeve klinike është të afroj drejtësinë dhe t’iu shfaqet ana praktike dhe e zbatueshme e drejtësisë studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë. Këto klinika përfshijnë module për hulumtime dhe ndihmë ligjore, vizita shkencore në Gjykatën Kushtetuese dhe tek  Avokati i Popullit, simulim të punës të institucioneve të BE-së, kërkime në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, si dhe hartimin e kontratave civile.

Në mes të programeve më të rëndësishme klinike përfshihen “Klinika Ligjore Mësojmë Drejtësi” në vitin akademik 2004/2005, si dhe Programa Klinike “Mësojmë Drejtësi” e realizuar në periudhën nga Tetori deri në Dhjetor të vitit 2008, ku studentët e Fakultetit të Drejtësisë “Justinijani i Parë” – Shkup kishin mundësinë të mësonin më shumë rreth krijimit të ligjeve, kontratave, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve , shoqatave tregtare, Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit.