Aktiviteti i USAID-it për të rinjtë që aktivisht krijojnë mundësi është një iniciativë pesëvjeçare që synon të mbështesë të rinjtë që të bëhen të suksesshëm dhe të pavarur, që të kontribojnë në komunitetet e tyre dhe për një të ardhme më të mirë në vend.
Aktivitetin e zbaton Imporvimi i Ekonomisë për Komunitete më të Forta, organizatë jofitimprurëse amerikane, në partneritet me Forumin Rinor Arsimor (FRA) dhe Qendra për Zhvillim të Ndërmarrësve dhe Menaxherëve (CEED Hub) Shkup, me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në kuadër të Aktivitetit, FRA do të organizojë trajnime, do të promovojë hulumtime dhe përfaqësim, do të mbështesë evente të drejtuara nga të rinjtë dhe punë shoqërore të dobishme. Me anë të këtyre iniciativave, të rinjtë do të fitojnë aftësitë dhe burimet e nevojshme për tu bërë lider të suksesshëm, për të promovuar një kulturë me integritet dhe për të krijuar ndryshime pozitive në komunitetet e tyre dhe më gjërë.
Më shumë informacione janë të disponueshme në këtë link.
Mendimet e shprehura në këtë ueb faqe i përkasin autorëve/FRA dhe nuk reflektojnë pikëpamjet e USAID-it apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Rinia mendon” është një program pesëvjeçar që punon me të rinjtë për t’u ndihmuar atyre të orientohen më mirë në ekosistemin e sotëm informativ dhe të marrin pjesë në të në një mënyrë që do të informojë dhe përfshij, në vend që të ndajë dhë polarizojë. Duke ndjekur qasjen e IREX “Mësojmë të dallojmë” për zhvillimin e aftësive për edukim dhe informim mediatik, ky projekt nxit ndërgjegjësim për edukim mediatik në gjithë shoqërinë, përmes partneriteteve me shkolla dhe universitete, mbështetje për klube rinore, fushata të drejtuara nga të rinjtë dhe mundësi për gazetarë të rinj dhe media.
“Rinia mendon” ju jep prioritet të rinjve përderisa ata kërkojnë dhe zhvillojnë përmbajtje informative të cilësisë së lartë dhe tërheqëse që përmbush nevojat dhe interesat e tyre.
Projekti i USAID-it për edukim mediatik “Rinia mendon” zbatohet nga Bordi Ndërkombëtar për Hulumtime dhe Shkëmbime (IREX) në bashkëpunim me partnerët lokal, Instituti i Maqedonisë për Media (IMM), Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) dhe Forumi Rinor Arsimor (FRA), dhe mbështetet financiarisht nga USAID.
Nëpërmjet mbështetjes të përgjithshme organizative, Forumi Rinor Arsimor i adreson mundësitë e pabarabarta mes të rinjve në politikat aktuale arsimore dhe politikat rinore duke krijuar analiza dhe hulumtime, pjesëmarrje në grupe pune për krijimin dhe përmirësimin e politikave rinore, duke informuar rregullisht përmes teksteve gazetareske dhe prodhimeve, dhe duke mundësuar qasje të barabartë në arsimin formal dhe joformal për të rinjtë.
FRA këto angazhime i realizon duke krijuar partneritete me organizata rinore lokale dhe kombëtare dhe duke forcuar kapacitetet e organizatave të vogla rinore lokale si dhe trupave përfaqësuese studentore.
Projekti është i orientuar drejt arritjes së këtyre qëllimeve:
Këto qëllime do të realizohen përmes një sërë aktivitetesh si:
Projekti fokusohet në luftën kundër narrativave që shkaktojnë ndarje dhe gjuhë të urrejtjes, duke promovuar kohezionin shoqëror dhe dialogun midis të rinjve. Përmes aktiviteteve do të promovohen narrativa pozitive, të orientuara drejt kundërshtimit të urrejtjes, gjuhës së urrejtjes dhe normave gjinore, dhe do të përmirësojë të kuptuarit mes grupeve. Qëllimi kryesor është përmirësimi i dialogut rinor dhe besimit në rajon përmes narrativave pozitive të bazuara në fakte dhe promovimi i barazisë gjinore në sferat publike.
Me projektin Fostering Youth Activism through Online Media, Forumi Rinor Arsimor, përmes platformës multimediale Radio MOF, publikon përmbajtje në formë të lajmeve të shkurtra, historive hulumtuese dhe analiza, si dhe programe audio – podkaste që ofrojnë përmbajtje informative, të besueshme dhe objektive.
Në kuadër të këtij projekti, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të rinjtë shpjegohen proceset demokratike dhe politike në shtet me qëllim për të nxitur përfshirjen e tyre në to. Përmbajtjet promovojnë mendimin kritik, debatet dhe angazhimin e të rinjve në procesin e krijimit të politikave në sfera të rëndësishme për ta në shoqëri.
Projekti gjithashtu është i orientuar për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë e kategorive vulnerabël, duke treguar historitë e tyre. Qëllimi i projektit është të inkurajojë të rinjtë të bëhen qytetarë aktivë dhe të informuar që kontribojnë në krijimin e një shoqërie më të përfshirë dhe barabartë.
Projekti “Angazhimi i të rinjve për përmirësimin e narrativës për njerëzit të cilët UNHCR i mbështet” i zbatuar me përkrahjen e UNHCR, ka për qëllim të transformon perceptimin e publikut për refugjatët, kërkuesit e azilit dhe personat pa nënshtetësi. Përmes pesë aktiviteteve kyçe, të rinjtë dhe përdoruesit e UNHCR-së bashkëpunojnë që të arrijnë këtë qëllim.
Nëpërmjet këtyre iniciativave, projekti ka për qëllim të luftoj kundër stereotipeve negative dhe të promovojë të drejtat e refugjatëve, kërkuesve të azilit dhe personave pa nënshtetësi.
Programi rajonal për mobilizim (RYLMP), iniciativa e përbashkët e Qendrës për Arsim Politik (CEP) nga Sërbia dhe Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) nga Shqipëria, mbështetur nga Zyrat e Fondacionit Shoqëria e Hapur nga Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga Shqipëria, Sërbia dhe Maqedonia.
RYLMP lehtëson bashkëpunimin ndërkufitar, duke theksuar kompetencat hulumtuese dhe angazhimin shoqëëror, përfaqësimin rinor dhe bashkëpunimin rajonal. Duke njohur sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohen të rinjtë – siç janë cilësia e arsimit, papunësia dhe pjesëmarrja politike e kufizuar – projekti përpiqet të forcojë të rinjtë përmes trajnimeve, takimeve me institucione dhe zyrtarë dhe mentorimit.
Qëllimet e projektit përfshijnë forcimin e bashkëpunimit rinor rajonal, përmirësimin e kuptimit kulturor, promovimin e aftësive për përfaqësim të të rinjve dhe mbështetjen në rrjetëzimin e shoqërisë civile. Përmes përpjekjeve të përbashkëta, programa synon të përgjigjet ndaj çështjeve të përbashkëta dhe të krijojë mundësi për partneritet të përhershëm midis të rinjve në rajon.
Projekti ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin midis organizatave rinore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Sërbia, Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina për të përmirësuar kompetencat ndërkulturore dhe edukimin mediatik tek të rinjtë.
Përmes shkëmbimeve virtuale të moderuara, projekti zbërthen stereotipet e përhapura nga online mediat dhe rrjetet sociale. Qëllimet specifike përfshijnë:
Duke përdorur shembuj të stereotipeve etnike dhe dezinformatave, projekti nxit diskutime virtuale për të rritur kompetencat ndërkulturore dhe rezistencën ndaj manipulimeve në internet.