Search
Close this search box.

Projektet e kaluara

Projektet

Youth for Air (2022 – 2023)

Si pjesë e projektit “Youth for Air”, të cilin Forumi Rinor Arsimor (FRA) e zbatoi në partneritet me Zyrën e UNICEF-it në Shkup, në periudhën nga Dhjetori 2022 deri në Mars të vitit 2023, u  mbajtën një sërë trajnimesh teorike dhe praktike të cilat kishin për qëllim të njoftonin pjesëmarrësit e programit me ndotësit e ajrit, rreziqet e neglizhencës së këtyre problemeve dhe institucionet përgjegjëse. Njëkohësisht, pjesëmarrësit kishin mundësinë të angazhoheshin në procesin e krijimit të përmbajtjeve digjitale dhe mesazheve për përfaqësim dhe ngritje të ndërgjegjësimit për cilësinë e ajrit.

Pas pjesëmarrjes në trajnime, të rinjtë me mbështetjen e mentorëve me përvojë hartuan kërkesa me shkrim (peticion) për krijuesit e politikave për përmirsimin e cilësisë së ajrit dhe zhvilluan takime me disa nga krijuesit e politikave, ku diskutuan për cilësinë e ajrit dhe kërkesat e dorëzuara.

Politika Arsimore Cilësore dhe Mundësi për të Rinjtë (2021)

Nëpërmjet projektit “Politika arsimore cilësore dhe mundësi për të rinjtë” i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Forumi Rinor Arsimor gjatë vitit 2021 ka adresuar pabarazitë që ekzistojnë mes të rinjve nga zonat urbane dhe rurale përmes analizave dhe hulumtimeve, informim aktual nga tekstet gazetareske, storje dhe publikime, pjesëmarrje në grupe pune për përmirsimin e politikave që kanë të bëjnë me të rinjtë, si dhe nismën e aktiviteteve për mësim formal dhe jo formal për të gjithë të rinjtë me ndihmën e një platforme digjitale.

Aktivitetet dhe qasjet të cilat janë realizuar për arritjen e qëllimeve të projektit janë:

  • mbledhja dhe analiza e standardit jetësor të të rinjve në kryeqytet krahasuar me ata në qytete të vogla dhe në mjedise rurale;
  • krijimi i përmbajtjeve edukative dhe hapsirave për reflektim kritik, të cilat do të përfshihen si aktivitete në arsimin formal;
  • sigurimi i hapsirave për arsim digjital;
  • monitorimi i politikave për të rinjtë dhe njoftimi për to dhe krijimi i rekomandimeve për organizim më efikas të studentëve si dhe

informimi i vazhdueshëm i të rinjve përmes teksteve gazetateske profesionale, storjeve dhe publikimeve. por edhe përmes përmbajtjeve të krijuara nga të rinjtë për të rinjtë, të cilat do të transmetojnë ngjarjet aktuale shoqërore.

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim

Projekti ka për qëllim përmirësimin e integrimit ndëretnik duke mundësuar interaksione pozitive mes të rinjve me etnicitet  të ndryshëm në nivel shkollor dhe të komunitetit dhe përmirësimin e përmbajtjeve, aftësive dhe sjelljeve në edukatën qytetare dhe praktikave vullnetare të të rinjve nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe komunat.

Këto aktivitete janë zbatuar me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe gjitha komunat në territorin e shtetit.Aktivitetet gjithashtu arrihen përmes dy qëllimeve kryesore:

  1. Forcimi i kohezionit ndëretnik në sistemin arsimor – Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, institucionet kryesore arsimore dhe komunat, projekti krijon mundësi për ndërveprim midis shkollave nga komunitete të ndryshme dhe krijimin e një kohezioni më të mirë etnik ndërmjet të rinjve.

Forcimi i kulturës demokratike dhe sjelljes qytetare ndërmjet të rinjve – Në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , projekti mbështet ndryshimet në përmbajtjet e edukimit qytetar dhe fut metodologji për përmirësimin e përfshirjes aktive të nxënësve në shkolla dhe proceset e vendimmarrjes për komunitetin.

Perceptimi i Studentëve për Diskriminimin (2021 - 2022)

Projekti, “Perceptimi i Studentëve për Diskriminimin” i zbatuar nga Forumi Rinor Arsimor (FRA), targeton katër universitetet më të mëdha në shtet, përkatësisht Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit – Manastir, si dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të aktualizohet dhe të reduktohet diskriminimi në arsimin e lartë, përmes krijimit të një hulumtimi për perceptimin e diskriminimit në katër universitetet nga studentët, përmes zbatimit të një fushate për aktualizimin e fenomenit të diskriminimit të pranishëm në arsimin e lartë, krijimit të një moduli edukativ për luftën kundër diskriminimit dhe rritjen e nivelit të të drejtave të studentëve të destinuar për studentët avokatë të fakulteteve dhe universiteteve, dhe përfundimisht, më e rëndësishmja nga të gjitha, krijimi ose ndryshimi i propozim – politikave për përmirësimin e barazisë dhe reduktimin e diskriminimit në fakultete dhe universitete.

Forcimi i Kompetencave Demokratike dhe Pjesëmarrja e të Rinjve (2019-2023)

Projekti është zbatuar nga FRA, mbështetur nga Fondacioni për Demokraci Westminister, qëllimi i të cilës është nxitja e pjesëmarrjes qytetare të të rinjve kryesisht përballë institucioneve si dhe fuqizimi i kompetencave dhe kapaciteteve të tyre demokratike. Projekti realizohet përmes disa aktiviteteve kryesore, përkatësisht:

  • Klube rinore për pjesëmarrje demokratike (grupe të shkollave të mesme)
  • Orientime studentore dhe ligjerata të hapura
  • Aksione rinore

Klubet rinore janë formuar në tre qytete (Shkup, Tetovë dhe Kumanovë) dhe në 5 shkolla të ndryshme – SHMQSH “Orce Nikolov”, SHMQSH “Zef Lush – Marku”, DUCOR “Partenija Zografski”, SHMK “Pero Nakov” dhe SHMPK “Mosha Pijade”. Klubet kishin takime javore ku u mbajtën 10 ligjerata në bazë të një kurrikule paraprake në fushat e mëposhtme: Demokracia dhe të drejtat e njeriut, organizatat dhe strukturat rinore, institucionet dhe politikat për të rinjtë, aktivizmi dhe pjesëmarrja dhe përfaqësimi dhe veprimi.

Një nga aktivitetet e projektit është edhe Orientimi studentor i cili paraqet një praktikë të rregullt në një numër të madh të universiteteve në botë, megjithatë ende nuk është mjaftueshëm e përfaqësuar tek ne. Në kuadër të projektit u mbajtën katër orientime studentore. Në orientimet studentore studentët patën mundësinë të njihen me të drejtat dhe obligimet e tyre, mënyrën e studimit, organizimin studentor dhe informacione të tjera të dobishme lidhur me fakultetin dhe universitetin.

Aksionet rinore paraqesin pjesën përfundimtare të ligjeratave të klubeve rinore ku nxënësit e klubeve do të mund të orgnizojnë një aksion në shkollën e tyre apo komunitetin e tyre duke bashkëpunuar me institucionin kompetent me qëllim përmirësimin e kushteve në kuadër të shkollës dhe komunitetit.

Paketa dhe Angazhim Rinor përmes Fushatave

Në projektin “Paketa dhe Angazhimi Rinor përmes Fushatave”, financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Forumi Rinor Arsimor është i kyçur përmes bashkëpunimit në mes Ekvalis, Hera dhe Psihoterapika, organizata jo qeveritare të fokusuara në arsimin jo formal të të rinjve në tema të ndryshme, duke përfshirë shëndetin mendor dhe edukatën seksuale.

Projekti përfshin krijimin e videove edukative nga të gjitha organizatat e përfshira. Videot e Forumit Rinor Arsimor fokusohen në tema të të menduarit kritik, edukimin mediatik dhe shprehjen argumentuese. Videot janë krijuar gjatë Dhjetorit 2020, ndërsa gjatë vitit 2021 janë realizuar Masterclass të ndara në 4 paketa rinore. Në çdo masterclass, përmes videove , pjesëmarrësit edukohen se çka është mendimi kritik, si mund të përdoret në jetën e përditshme dhe cilat janë tiparet e një fjalimi të suksesshëm. Pjesëmarrësit më aktivë të master – orëve e fituan mundësinë të përfshihen në krijimin e fushatave rinore, të cilat do të drejtohen nga çdo organizatë.

Aftësitë Sipërmarrëse Rinore

Forumi Rinor Arsimor me mbështetje nga Ambasada Amerikane implementon projektin ” Aftësitë Sipërmarrëse Rinore”. Projekti ka për qëllim të përmirësojë pozitën e të rinjve në shoqëri dhe ti bëjë ata qytetarë aktivë, derisa lufton kundër njërës nga arsyet kryesore të largimit të të rinjve – papunësisë.

Projekti do të mbushë boshllëkun që e le arsimi formal për aftësitë praktike dhe njohuri të zbatueshme dhe do të analizojë efektet e masave aktuale për zvogëlimin e papunësisë për të kontribuar në politika më të mira arsimore në nivel shkolle.

Projekti siguron edukim të nevojshëm për përmirësimin e mundësive për punësim të 60 nxënësve të shkollave të mesme nga Gostivari, Shtipi, Ohri, si dhe mundësi për të fituar aftësi praktike nga kompani të ndryshme, ekspertë vendor dhe amerikanë. Këto qëllime arrihen përmes zhvillimit të ideve të tyre, rritjen e ndërgjegjësimit publik për punësimin e të rinjve, cilësinë e arsimit, përfshirjen shoqërore të të rinjve dhe ndikim më të madh në politikat publike në arsimin dhe punësimin e të rinjve.

Bursa Akademike për Shoqërinë Civile (2021)

Projekti “Busra Akademike për Shoqërinë Civile” i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, synon të informojë dhe të njohë publikun më të gjërë dhe profesionist me mundësitë për bursa akademike që ofrojnë Fondacionet Shoqëria e Hapur.

Nëpërmejt promovimit publik të thirrjes për bursa, projekti arrin te një numër i madh i kandidatëve potencial dhe individëve të interesuar që janë në studime doktorature apo punojnë si staf fakulteti në kuadër të universiteteve, dhe që do të dëshironin të vazhdojnë me avancimin e tyre akademik.

Po ashtu, përdoruesit e mëhershëm të bursave (alumni) ndajnë disa nga përvojat e tyre me antarët e FRA-së dhe marrin pjesë në diskutimet tematike rinore dhe ndihojnë në përhapjen e mëtejshme të thirrjeve dhe informacioneve për bursat.