Nëpëmjet qendrave tona lokale rinore, sigurojmë mundësi të ndryshme për arsim joformal për të gjithë të rinjtë në të gjithë shtetin. Programet dhe aktivitetet tona janë të orientuara drejt nxitjes së të rinjve për të zhvilluar aftësi të reja, për të eksploruar interesat e tyre dhe të kyçen aktivisht në komunitetet e tyre. Me anë të aktiviteteve të ndryshme që ofrojmë nëpërmjet programeve tona, ndihmojmë të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të bëhen qytetarë më aktivë dhe më të përgjegjshëm.
Aktualisht, FRA numëron 21 qendra lokale rinore në të gjithë territorin e shtetit.