Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë– UNFPA në partneritet me Forumin Rinor Arsimor (FRA) në kuadër të projektit rajonal “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim”, hap thirrje për të rinjtë e moshave prej 15 deri në 30 vjeçare për të marrë pjesë në puntori për të rinjë nga fusha e pjesëmarrjes rinore, përfshirjes, barazisë dhe besimit.
Ne besojmë se të rinjtë kanë fuqinë të krijojnë një të ardhme më të ndritur, dhe këto puntori kanë për qëllim të ju inkurajojnë dhe të ju pajisin me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të krjuar ndryshime pozitive në bashkësitë tuaja. Puntoritë do të mbahen në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut gjatë muajve Mars dhe Prill 2024. Me pjesëmarrjen tuaj, ju do të fitoni njohuri dhe aftësi praktike për të nxitur përfshirjen, për të promovuar barazinë dhe për ndërtimin e besimit në bashkësitë tuaja.
Puntoritë do të zhvillohen më:
26 Mars ora 11:00 në Veles
Tema: „Zhvillimi I dialogur ndërkulturor përmes të kuptuarit të identitetit dhe kulturës“
27 Mars në ora 10:00 në Delçevë
Tema: „Rinia dhe konfliktet: Përvetësimi i aftësive për zgjidhje paqësore“
28 Mars në ora 10:00 në Strugë
Tema: „Pjesëmarrja rinore si mjet për ndërtimin e paqes“
*Për puntorinë do të sigurohet përkthim në gjuhën shqipe.
2 Prill në ora 11:00 në Manastir
Tema: „Diskriminimi, konfliktet dhe paragjykimet“
3 Prill në ora 14:00 në Shkup
Tema: „Riformësimi i perceptimeve: identiteti dhe pjesëmarrja rinore“
*Për puntorinë do të sigurohet interpretim në gjuhën e shenjave të gjuhës maqedone.
5 Prill ora 11:00 në Tetovë
Tema: „Sëbashku – Ndërtimi i një të ardhmeje më të mire për të rinjtë“
*Për puntorinë do të sigurohet përkthim në gjuhën shqipe.
12 Prill në ora 11:00 në Shkup
Теmа: „Stuhia kulturore: Puntori për dialogun ndërkulturor“
*Për puntorinë do të sigurohet interpretim në gjuhën e shenjave të gjuhës maqedone.
15 Prill në ora 13:00 në Dibër
Tema: “Rise Together: Youth Initiative for a Bully-Free, Hate-Free Future”
*Për puntorinë do të sigurohet përkthim në gjuhën shqipe.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për të marrë pjesë në ndonjë nga puntoritë, ju lutemi plotësoni formularin online të aplikimit.
Ju inkurajojmë të aplikoni në më shumë puntori. Por kini parasysh se numri i pjesëmarrësve në çdo puntori është i kufizuar prandaj nuk mund të zgjidhen të gjithë aplikuesit. Ju inkurajojmë që të aplikoni sa më shpejt në mënyrë që te keni shanse më të mëdhaja për të siguruar një vend.
Për çfardo lloj pyetje ju lutemi na kontaktoni në blerina_salihi@mof.org.mk dhe ivona_kuzmanovska@mof.org.mk ose në +38971369616 и +38978421574.