Search
Close this search box.

Thirrje për 8 (tetë) aksione lokale rinore

Ky postim është i disponueshëm edhe në: Македонски

Në kuadër të projektit rajonal rinor “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim”, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë – UNFPA në partneritet me Forumin Rinor Arsimor – FRA do të mbështesë 8 (tetë) aksione lokale rinore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktivistë të rinj, në ekipe me maksimumi 3 anëtarë, përmes kësaj thirrjeje, do të garojnë me idenë e tyre për aksion rinor lokal.

Objektivi kryesor i kësaj thirrjeje për propozime për aksione lokale rinore është të mbështesë të rinjtë (përfshirë anëtarët e Këshillave Rinorë Lokalë) në nivel lokal në territorin e vendit në promovimin e narrativeve konstruktive, nxitjen e përfshirjes, mësimin ndërkulturor, ndërtimin e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë. Të gjitha iniciativat lokale të udhëhequra nga të rinjtë, të zbatuara në bashkëpunim me FRA (Forumi Rinor Arsimor) si pjesë e kësaj thirrjeje, duhet të përafrohen dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive me vlerat e përshkruara në projektin rajonal. Ekipet që do të apikojnë në këtë thirrje me idenë e tyre për aksion lokal rinor, duhet të kenë maksimalisht 3 (tre) antarë.

Për çdo aksion lokal rinor parashihen mjete finansiare deri 160.000 denarë. Të gjithë shpenzimet duhet të parashikohen sipas aktiviteteve të programit. Mjetet finansiare do të menaxhohen nga Forumi Rinor Arsimor (FRA) në bashkëpunim të ngushtë me ekipet. Aksionet  lokale rinore duhet të zbatohen deri më 31 Mars viti 2024.

Kriteret e vlerësimit

Për vlerësimin e aksioneve lokale të propozuara do të angazhohet një komision i cili do të ndjek kriteret e mëposhtme gjatë vlerësimit të aksionit të propozuar:

  • Rëndësia e projektit;
  • Inovacioni dhe kreativiteti i aksionit lokal rinor;
  • Përfshirja e bashkësisë, ndikimi i aksionit dhe qëndrueshmëria;
  • Aksioni lokal rinor duhet të udhëhiqet nga të rinjtë dhe të fokusohet tek të rinjtë.

Pas përzgjedhjes së 8 (tetë) aksioneve lokale rinore, do të organizohet një BootCamp kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit Shkurt (28.02 – 02.03.2024). Të gjithë antarët e ekipeve fituese duhet të marrin pjesë në BootCamp-in kombëtar.

Objektivat e BootCamp-it kombëtar janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të të rinjve për të qenë krijues aktivë të ndryshimeve dhe për të qenë zëri i nevojave të të gjithë të rinjve në nivel lokal.
  • Mbështetja e të rinjve për të formuluar zgjidhje specifike për komunitetin për të adresuar sfidat që mbizotërojnë në rajonet e tyre përkatëse.
  • Inkurajimi i partneriteteve të reja midis të rinjve dhe shkëmbimi i shembujve dhe përvojave pozitive.
  • Finalizimi i planeve të veprimit të aksioneve lokale rinore.

Më shumë informata për procesin e aplikimit mund të gjeni në Doracak për aplikimin dhe zbatimin e aksioneve lokale rinore.

Afati I fundit për aplikim është 18 Shkurt 2024 me dërgimin e në koncept-propozim dhe buxhet të plotësuar për aksionin lokal rinor. Ekipet e zgjedhura do të njoftohen më së voni deri më 22 Shkurt 2024.

Për të gjitha pyetjet shtesë mund ta kontaktoni Ivona Kuzmanovska në ivona_kuzmanovska@mof.org.mk.

NDAJENI KËTË POSTIM:
Facebook
Threads
LinkedIn
X (Twitter)
WhatsApp
Skype
Email
Print
POSTIME TË LIDHUR: