Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë – UNFPA në partneritet me Forumin Rinor Arsimor (FRA) në kuadër të projektit rinor rajonal “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim”, rishpallin thirrjen për të rinjtë për prodhimin e produkteve mediatike me temë: narativa konstruktive, nxitje e bashkëpunimit, dialog ndërkulturor, mirëkuptim dhe besim.
Thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë kreativë nga mosha 16 deri 26 vjeçare të cilët kanë deshirë të bëjnë ndryshime në komunitetin e tyre përmes prodhimit të produkteve mediatike në tema lidhur me narativat konstruktive, nxitjen e bashkëpunimit, dialogun ndërkulturor, mirëkuptimin dhe besimin.
Kushtet dhe detyrimet e pjesëmarrësve në këtë programë
Kandidatët e interesuar për pjessëmarrje në këtë program duhet të jenë:
- Të rinjë në moshën nga 16 deri 26 vjeç;
- Të interesuar për temat e projektit;
- Të mund të marrin pjesë në një trajnim kreativ katër ditor për ndërtimin e aftësive për përgaditjen e prodhimeve mediatike (7-10 Mars 2024);
- Të angazhohen në punën në teren në bashkësite lokale dhe me ndihmën dhe mbështetjen e mentorëve pas trajnimit të përpunojnë produktet mediatike.
Qëllimi kryesor i programit është të mbështes 15 të rinjë në promovimin e narativave pozitive, nga të rinjtë për të rinjtë të cilët do të nxisin bashkëpunim multietnik, përfshirje dhe barazi gjinore. *Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve do të meret parasysh shpërndarja gjeografike e aplikuesve.
Fushat në të cilat duhet të fokusohen produktet mediatike përfshijnë:
- Edukimi I bashkëmoshatarëve,
- Identiteti dhe dialogu ndërkulturor,
- Pjesëmarrja rinore,
- Aktivizmi rinor dhe
- Formësimi i perceptimeve për stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësi përmes sesioneve të ndryshme, përgjatë trajnimit katër ditor, të njihen me bazat e gazetarisë dhe zhvillimin e një tregimi, fotografinë gazetareske, teknikat për audio dhe video inçizimin dhe editimin e produkteve multimediale.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të punojnë me mentor I cili do ti këshilloj dhe do ju ndihmojë gjatë përpunimit të produkteve mediatike. Pjesëmarrësit do të kenë lirinë të zgjedhin një format të ndryshëm të cilin do ta përdorin gjatë përpunimit të produkteve mediatike: web, video, audio apo të shtypura. Shpenzimet lidhur me zbatimin e detyrës do të rimbursohen në mënyrë adekuate pas miratimit paraprak dhe në pajtueshmëri me politikat e organizatorit.
Të gjitha përmbajtjet mediatike që do të përpunohen nga pjesëmarrësit e rinjë do të postohen edhe në rrjetet sociale të FRA-së dhe UNFPA-së.
Afati I fundit për aplikim është 1 Mars 2024, në këtë LINK. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më së voni deri më 5-së Mars viti 2024. *Aplikimet e mbërritura në formularin e hapur më 20.02.2024 do të merren parasysh në përzgjedhjen përfundimtare të pjesëmarrësve. Aplikuesit që kanë aplikuar, nuk është e nevojshme të plotësojnë formularin aplikues përsëri.
Nëse keni nevojë për informata shtesë apo nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni Ivona Kuzmanovska në ivona_kuzmanovska@mof.org.mk.