Të dashur nxënës të shkollave të mesme, thirrja për anëtarë të rinj në Klubet e Debatit të Forumit Arsimor Rinor, është hapur!
Përmes ligjëratave javore interaktive në Klubin Debatues do të njiheni me botën e debatit konkurrues! Do të mësoni se si të hulumtoni dhe studioni tema nga fusha të ndryshme, si të paraqisni argumente në mënyrë të strukturuar, shumë teknika për mbajtjen e fjalimeve publike dhe kundërshtimin e duhur të argumenteve të folësve të tjerë me të cilët nuk jeni pajtoheni. Aftësitë që do të fitoni do t’ju ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme për t’u zhvilluar personalisht, akademikisht dhe profesionalisht.
Përmes klubeve të debatit me ekipin tuaj, keni mundësinë të merrni pjesë në turnetë e debatit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Mundësi e shkëlqyeshme të plotësoni CV -në tuaj. Deri më tani, FAR çdo vit ka dërguar një ekip në turnetë ndërkombëtare: Kampionati Botëror më i madh i Debatit, për nxënësit e shkollave të mesme. Këtë vit në Kinë, ku ekipi i M. së Veriut, fitoi titullin Kombi i ri më i mirë. Më pas turne në nivel evropian si Zagreb Open, Budva Open, Hearth of Europe dhe shumë të tjera.
Pjesëmarrja në klube është falas. Realizohet përmes ligjëratave javore nga trajnerë të certifikuar për Debat. Në kuadër të klubeve zhvillohen ligjërata teorike dhe ushtrime praktike për argumentim, debat konkurrues dhe të folurit publik sipas një kurrikule të paracaktuar. Përveç ligjëratave të standardizuara, do të keni mundësinë të dëgjoni ligjërata zgjedhore nga debatues dhe personalitete të njohura ndërkombëtare nga spektri politik, juridik dhe social. Për më tepër, përveç klubeve, programi zhvillon trajnime, debate publike, akademi debatesh dhe turne debatuese lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Klubet funksionojnë në nivel nacional, në një atmosferë miqësore përmes së cilës do të fitoni miqësi dhe përvoja të reja të ndryshme nga ato që takoni në arsimin formal. Përmes Klubit të Debatit, ju do të sfidoni veten. Njohuritë dhe aftësitë që do të fitoni përmes klubeve rinore të FAR, do t’ju mundësojnë të ndërtoni veten në një person aktiv të vetëdijshëm për dilemat shoqërore dhe të gatshëm për t’u përballur me sfidat e jetës së përditshme. Na u bashko!