Барај
Close this search box.

[Afat i zgjatur] Thirrje për gazetar në Radio MOF

Forumi Rinor Arsimor shpall thirrje për gazetar në Radio MOF.

Radio MOF është një media e pavarur onlajn që ndan përmbajtje informative dhe muzikore, e qasëshme në www.radiomof.mk. Programacioni përmban lajme, pasqyrim të ngjarjeve aktuale dhe tema në fushën e rinisë, arsimit dhe kulturës të prodhuara nga gazetarë dhe njerëy të rinjë.

Gazetari në Radio MOF do të angazhohet për një periudhë të caktuar kohore deri më 31 Qershor 2025, me mundësi vazhdimi të kontratës në varësi të performansës dhe mundësive financiare të organizatës. Planifikohet që gazetari të fillojë angazhimin e tij në fund të Korrikut 2023.

Përshkrimi i përgjegjësive të gazetarit :

  • Prodhon lajme nga fusha e rinisë, arsimit, kulturës, aktivizmit, bashkësive të margjinalizuara dhe tema të tjera në përputhje me politikën editoriale të Radio MOF;
  • Prodhon produkte mediatike – audio dhe video podkaste;
  • Punon në tema multimediale, hulumton dhe ndjek ngjarje që janë me interes për të rinjtë dhe qytetarët, në përputhje me politikën editoriale të Radio MOF;
  • Punon në rritjen e shikueshmërisë së mediumit në rrjetet sociale;
  • Merr pjesë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve edukative (trajnime, mentorim, vizita) të Radio MOF-it, si dhe në ato në të cilat Radio MOF është partner dhe bashkëpuntor mediatik.

PROFILI, KUALIFIKIMI DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Ka mbushur 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;

  • Të paktën të ketë të mbaruar shkollën e mesme, arsimi I lartë do të konsiderohet përparësi, veçanërisht në fushat e gazetarisë, komunikimit, medias;
  • Përvoja e punës në media është e dëshirueshme dhe do të konsiderohet përparësi;
  • Përvoja e punës me përmbajtje multimediale është dëshirueshme dhe do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja dhe zbatimi i standardeve profesionale dhe etike të profesionit të gazetarise dhe interes i madh për pasqyrimin dhe raportimin e temave rinore, arsimore dhe qytetare;
  • Njohuri për web gazetarinë dhe funksionimin e rrjeteve sociale. Përparësi do të kenë kandidatet që kanë punuar në tregime multimediale dhe kanë përvojë dhe aftësi praktike në përdorimin e foto/video pajisjeve dhe softuerëve për përpunim multimedial;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, me nivel të lartë të të folurit dhe të shkruarit të gjuhës maqedone, shqipe dhe angleze;
  • Aftësi për të punuar në një ekip me më shumë anëtar;
  • Përshmushje e punës me orar të plotë (40 orë në javë);
  • Mundësi për të punuar në fundjavë;
  • Mundësi udhëtimi brenda dhe jashtë vendit, për nevojat e Radio MOF dhe Forumit Rinor Arsimor.

Angazhimi i gazetarit është 40 orë në javë dhe për të njejtën është paraparë kompensim financiar me shumë prej 20 000 deri në 30 000 denarë neto, varësisht nga përvoja dhe arsimimi i kandidatit.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë jo më vonë se 04.08.2023 (e premte, ora 23:59) në info@mof.org.mk dhe teodora_stolevska@mof.org.mk, duke dërguar:

  • Biografi (CV);
  • Portofolio (të përpiluara nga vetë personi, audio dhe/apo video dhe infografikë )
  • Kandidatët që do të përzgjidhen në listen e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Nëse keni pyetje të caktuara, mund të kontaktoni emajlet e mësipërme.

СПОДЕЛИ ЈА ОБЈАВАТА:
Facebook
Threads
LinkedIn
X (Twitter)
WhatsApp
Skype
Email
Print
ПОВРЗАНИ ОБЈАВИ: